Foto/ Vajza e Kobe Bryant debuton në fushën e modës, pasarelë në sfilatën “Victoria’s Secret Fashion Show”
23 Tetor 2026 10:00 Telesport Natalia Bryant, 23 vjeçe, vajza e yllit të NBA, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë në vitin 2020, ka hedhur një hap të rëndësishëm në botën e modës së lartë, duke bërë debutimin e saj zyrtar në pasarelë në sfilatën “Victoria’s Secret Fashion Show” të vitit 2026. Modelja amerikane e nisi rrugëtimin e saj në industrinë e modës duke nënshkruar me agjencinë prestigjioze “IMG Models” në moshën 18-vjeçare, një vit pas rrëzimit tragjik të helikopterit më 26 janar 2020, ngjarje e cila i mori jetën babait të saj dhe motrës së saj 13-vjeçare, Gianna.
Burimi:
telesport.al