FOTO/ “Sillini në shtëpi”, sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së

FOTO/ “Sillini në shtëpi”, sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së

“Çlirimtarë, sillini në shtëpi”, shkruan në një bilbord të vendosur në qendër të Prishtinës, teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Kosovës të vendosur në një rrugë në Ferizaj në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së. Kapele me mbishkrime “Liria ka emër”, “UÇK” dhe me flamurin kombëtar shqiptar shihen në Prishtinë. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, dhe të gjithë janë deklaruar për dhjetë pikat e aktakuzës. “Heronj të luftës dhe...