FOTO/ Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike
Ka përshkallëzuar situata në ditën e pestë të protestës së dhunshme. Bëhet e ditur protestuesit i kanë vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike Nga ana tjetër, Policia ka nisur një ndërhyrje nga disa drejtime në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke tentuar t’i kapë në befasi protestuesit që vijojnë përplasjet përpara Kryeministrisë. Forcat e rendit kanë avancuar njëkohësisht nga zona e Piramidës dhe nga rrugë të tjera që lidhen me bulevardin, në përpjekje për t’u afruar drejt grupeve të demonstruesve dhe për të shpërndarë turmën. Gjatë këtyre ndërhyrjeve, efektivët kanë shoqëruar disa persona, ndërsa në zonë janë regjistruar momente të forta tensioni dhe përplasje të drejtpërdrejta mes policisë dhe protestuesve. Ndërhyrja nga disa fronte ka krijuar një situatë edhe më të...
Burimi:
javanews.al