FOTO – Projekti për Doganën e Hanit të Hotit, IKMT shemb ndërtesat që pengonin investimin…

FOTO – Projekti për Doganën e Hanit të Hotit, IKMT shemb ndërtesat që pengonin investimin…

Dogana e Hanit të Hotit, shumë e rëndësishme për shkëmbimin e mallrave dhe qytetarëve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, shumë shpejt pritet të transformohet. Projekti për rehabilitimin e shesheve dhe zonave përreth, duket se pengohej nga disa ndërtime.Kjo ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen e IKMT- së për shembjen e ndërtesave, të cilat mesa duket, pengonin kryerjen e këtij investimi. Ka qenë vetë IKMT që ka bërë të ditur këtë fakt, duke publikuar edhe foto nga aksioni.“Dogana e Hanit të Hotit do të ketë një pamje të transformuar, falë rehabilitimit të shesheve dhe zonave përreth. Në përgjigje të kërkesës së ARRSH, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndërhyri duke shembur objektet që e pengonin kryerjen e këtij investimi.”, thuhet në këtë publikim.Post navigation