FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

Një sasi e konsiderueshme prej 80 litrash lëndë e dyshuar insekticide është evidentuar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit ditën e sotme (31 gusht). Konstatimi u bë gjatë kontrolleve të ushtruara në vijën e dytë për mjetet e rënda. Sipas të dhënave të Doganës, gjatë kontrollit të një furgoni që kishte mbërritur me tragetin e linjës Bari-Durrës, u gjetën 80 bidona plastikë me nga 1 litër secili, që përmbanin një lëndë të dyshuar të llojit insekticid. Sasia e gjetur nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës, ndërsa mallrat, së bashku me mjetin, i janë kaluar organeve kompetente për vijimin e procedurave ligjore. Sipas Doganës së Durrësit, kontrollet në Portin e Durrësit do të vijojnë për të verifikuar mallrat dhe produkte që hyjnë në territorin shqiptar.