FOTO/ Përmbyset kamionçina në rrugën Pogradec-Qafë Thanë

FOTO/ Përmbyset kamionçina në rrugën Pogradec-Qafë Thanë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht. Një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëse anësore të rrugës duke u përmbysur. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime trupore. Aksidenti ka ndodhur në një zonë e cila cilësohet si njollë e zezë pasi shpesh ndodhin aksidente rrugore edhe me pasoja. Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë një pakujdesi e drejtuesit dhe lagështira në rrugë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti i cili fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme të shumta materiale.