FOTO – Identifikohet viktima nga fisi Bardhi, shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi

FOTO – Identifikohet viktima nga fisi Bardhi, shoqërohen dhe pyeten 10 persona, mes tyre edhe nga fisi Reçi

Vrasja e 65-vjeçarit Viktor (Marku) Bardhi, mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka kryer një sërë veprimesh përgjatë 24 orëve, por deri tani pa mundur të zbardhë rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes.Burimet bëjnë me dije se rreth 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga grupi hetimor, mes tyre edhe anëtarë të fisit Reçi pasi po hetohet pista e mundshme e gjakmarrjeve për shkak të një konflikti të hershëm dhe hakmarrjes mes fiseve në Mirditë, ku në harkun kohor të tre viteve janë vrarë tre anëtarë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë...