FOTO/ I arrestuar në Francë për dosjen AKSHI, kompania e Ermal Beqirit fiton tenderin e radhës po nga AKSHI

FOTO/ I arrestuar në Francë për dosjen AKSHI, kompania e Ermal Beqirit fiton tenderin e radhës po nga AKSHI

Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi. Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë për dosjen e korrupsionit në AKSHI dhe është në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë kompanitë e tij vazhdojnë  të vjelin pa asnjë pengesë miliona nga paratë e taksapaguesve. Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Ermal Beqiri ka fituar tender nga AKSHI. Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt ‘Loti 1-Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI’. Shifrat e këtij tenderi me numër reference REF-88311-06-01-2026 tregojnë qartë skemën e paracaktimit. Fondi limit i caktuar nga shteti ishte 2,244,094 lekë pa TVSH. Në procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomike, ku...