FOTO/ Elvis Lila del në publik si drejtues i SHISH, merr pjesë në Këshillin e Sigurisë për çështjen ”Vlora Hyseni”
Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila, është shfaqur këtë të hënë për herë të parë në publik pas marrjes së detyrës së re. Lila ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur mëngjesin e sotëm nga Presidenti Bajram Begaj. Në pamjet e publikuara nga zyra e shtypit e Presidentit, ai shihet mes pjesëmarrësve në këtë takim. Emërimi i Lilës në krye të SHISH erdhi pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Lila u komandua në drejtimin e institucionit, ndërsa më herët mbante postin e drejtuesit të Departamentit Operativ. Pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë shënon kështu daljen e parë publike të Lilës në funksionin e tij të ri. Konkluzionet e...
Burimi:
kohajone.com