FOTO/ Digjet dera e Ministrisë, protestuesit bashkohen në Bulevard dhe blindohet Kryeministria
Situata në Tiranë ka marrë një tjetër zhvillim, teksa protestuesit kanë ndryshuar itinerarin e lëvizjes së tyre pas momenteve të tensionit dhe përballjeve me forcat e policisë. Pas qëndrimit në ”Rrugën e Durrësit” dhe komunikimit me kordonin policor, turma e protestuesve është zhvendosur drejt akseve të tjera të Tiranës, duke marshuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Marshimi po shoqërohet me thirrje të vazhdueshme nga qytetarët, të cilët vijojnë mobilizimin. Ndërkohë që disa të rinj ndaluan tek dera e Ministrisë së Ekonomisë, ku i vunë zjarrin dhe më pas Policia hodh një sasi gazi lotsjellës. Tani janë bashkuar në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, dhe Kryeministria është e blinduar nga forcat speciale.
Burimi:
kohajone.com