FOTO/ Atentati me tritol në Gjirokastër, viktima ndërroi jetë pasi mbërriti te Trauma! Nga dënimi më 2012, te pistat e policisë! personi tjetër…
Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli (foto kryesore), ndërsa mbeti i plagosur edhe Erigers Mela. Dyshimet paraprake janë se lënda plasëse e vendosur në automjet mund të jetë aktivizuar në distancë përmes një telefoni. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në bulevardin “18 Shtatori”, pranë institucioneve të drejtësisë dhe Policisë së Gjirokastrës, kur automjeti tip “Benz” shpërtheu në lëvizje. Beqir Devolli, i cili drejtonte makinën, ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, Erigers Mela, i cili ndodhej në automjet, mbeti i plagosur, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Devolli nuk kishte raportuar konflikte të hapura. Ai rezulton të...
Burimi:
javanews.al