Fosili i një maceje me dhëmbë shpatë 2.5 milionë vjeçare, zbulohet në një muze turk

Fosili i një maceje me dhëmbë shpatë 2.5 milionë vjeçare, zbulohet në një muze turk

Një fosil i mbajtur në një muze në Turqinë jugperëndimore për dekada të tëra, është identifikuar si mbetjet e një maceje me dhëmbë shpatë që jetoi afërsisht 2.5 milion vjet më parë, thanë studiuesit. Fosili, i zbuluar pranë fshatit Yakakoy në vitin 1989 dhe i ruajtur në Muzeun e Historisë Natyrore Burdur, i përket Homotherium latidens, një specie e zhdukur e maces së madhe grabitqare. Një ekip kërkimor i udhëhequr nga Alper Yener Yavuz, një profesor i asociuar i antropologjisë në Universitetin Burdur Mehmet Akif Ersoy, filloi të shqyrtonte fosilin në vitin 2023. Analizat gjeologjike dhe antropologjike zbuluan se ekzemplari, i cili ka një nofull kryesisht të paprekur, është fosili më i plotë i maces me dhëmbë shpatë i identifikuar në Anadoll, pjesën aziatike të...