Foshnja 4-muajshe qëndron në burg me nënën, Avokati i Popullit verifikon kushtet

Foshnja 4-muajshe qëndron në burg me nënën, Avokati i Popullit verifikon kushtet

foto TIRANË- Grupi i punes i Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili verifikoi rastin e Greta Gjocit 33-vjeçares që po qëndron në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe. Pas marrjes së informacionit për vendimin e gjykatës një grup pune i Avokatit të Popullit ka komunikuar me drejtuesit e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe me vetë Gjocin. Gjatë verifikimit janë parë nga afër edhe ambientet ku qëndrojnë nëna dhe foshnja. Përfaqësuesja e avokatit të Popullit Gloria Carkaxhiu tha se kushtet në ambientin e posaçëm të çerdhes brenda institucionit janë vlerësuar në raport me nevojat e nënës dhe fëmijës. “Kushtet ishin të realizuara sipas nevojave. Sigurisht nuk është një rast shumë i përsëritur apo i ngjashëm, pra nuk është një rutinë...