Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka publikuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, me rastin e nisjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së 2026 në Bruksel. Sipas Kos, gjatë këtij viti është shënuar më shumë përparim në procesin e zgjerimit sesa në çdo vit tjetër që prej vitit 2002. Komisionerja për Zgjerimin theksoi në deklaratën e saj se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian ta përgatisë veten për anëtarë të rinj. Zgjerimi, sipas saj, ofron mundësinë për të ndërtuar një Evropë më të fortë, të aftë për të përcaktuar të ardhmen e saj. Deklarata u publikua nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri në rrjetet sociale. I njëjti postim ndau edhe një mesazh për nisjen e forumit në Bruksel. Aty liderët po diskutojnë të...
Burimi:
kohajone.com