“Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut online

“Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut online

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e platformës për dialog online, “Folmekm.al”. Përmes kësaj platforme synohet të komunikohet dhe dialogohet me qytetarët dhe veçanërisht studentët lidhur me kërkesat dhe ankesat e tyre. Rama thotë se “Fol me kryeministrin” do të shërbejë si një urë funksionale 24 orë ku një skuadër e dedikuar do garantojë qarkullimin e gjithë informacioni që shkëmbehet. “Faqja është gati. Cilido që dëshiron të komunikojë dhe të hyjë në një dialog, në kushtet kur vijmë nga një valë protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimesh dhe përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit...