FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të krijojë një Qendër të re të Ndihmës Teknike për Evropën Juglindore (SEETAC) në Romë për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë ndërkohë që ato përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva, ka thënë se qendra e re pritet të fillojë operacionet në javët e ardhshme, me mbështetjen e Italisë, Komisionit Evropian, Greqisë dhe Luksemburgut, si dhe vendeve përfituese. Kjo qendër do të ofrojë këshilla mbi politikat, asistencë teknike dhe zhvillim kapacitetesh për vendet në procesin e anëtarësimit në BE. Ajo do të plotësojë qendrën ekzistuese të FMN-së në Vjenë, e cila ofron trajnime për vende përfshirë Ukrainën. “Për Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor, anëtarësimi në BE mund të sjellë një rritje prej 47% të...
Burimi:
javanews.al