Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës vijojnë udhëtimet edhe pas përfundimit të sezonit veror

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës vijojnë udhëtimet edhe pas përfundimit të sezonit veror

Fluksi i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë vijon edhe gjatë fundjavave por më i paktë. Në pikën kufitare të Morinës, shumë prej tyre shfrytëzojnë ditët e pushimit për të kaluar fundjavën në Shqipëri, ndërsa thonë se këtë vit çmimet kanë qenë të përballueshme. Për disa të tjerë këto udhëtime nuk lidhen me pushimet, por me vizitat te familjarët. Angazhimet gjatë muajve të verës nuk u kanë krijuar mundësinë të bëjnë pushime, ndaj fundjavat mbeten një mundësi për të kaluar kohë me të afërmit. Në ditët e fundit të shtatorit, lëvizjet vijojnë të mbeten të pranishme, me qytetarë që shfrytëzojnë fundjavat për pushime të shkurtra apo takime me familjarët. Në 24 orët e fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri mbi 8000 persona dhe...