Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë
Pika e Kalimit Kufitar të Morinës vijon të përballet me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh, ndërsa ditët e fundit të gushtit shënojnë udhëtimin e një pjese të madhe të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar në prag të përfundimit të sezonit veror dhe nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator në Kosovë. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në territorin shqiptar 51 278 qytetarë të Kosovës, me 14 692 automjete dhe autobusë, shkruan A2. Fluksi ka qenë i konsiderueshëm edhe gjatë ditëve të mëparshme. Vetëm në periudhën 24–28 gusht, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 152 694 qytetarë të...
Burimi:
javanews.al