“Fliku dhe Guardiola nuk ngjajnë aspak”, Rodri befasohet te Barcelona: Stërvitjet nuk ishin normale

“Fliku dhe Guardiola nuk ngjajnë aspak”, Rodri befasohet te Barcelona: Stërvitjet nuk ishin normale

Rodri ka mbetur i befasuar me seancat stërvitore që ka zhvilluar te Barcelona. Në një intervistë për “Partidazo Cope”, mesfushori spanjoll është shprehur se Fliku nuk ka aspak ngjashmëri me Guardiolën. Ai ka treguar se priste që te Barça të gjente filozifinë e zotërimit të topit, por në të vërtetë hasi një stërvitje me intensitet të lartë fizik. “Guardiola dhe Fliku nuk ngjajnë aspak me njëri-tjetrin. Kur mbërrita te Barcelona, ??mendova se po hyja në filozofinë e “rondos” dhe të zotërimit të topit, por e vërteta është se në katër ditët e para më nënshtruan një stërvitjeje kaq të rëndë fizike, saqë thashë me vete: “Në çfarë situate jam futur?”, ka thënë Rodri./Sport Ekspres/