Flamurtari nxjerr tri pikë nga Orikumi, Bylis fitore në…finale

Flamurtari nxjerr tri pikë nga Orikumi, Bylis fitore në…finale

E ka stadiumin në rinovim por Flamurtari në Orikum, ka gjetur fitoren e parë në Kategori të Parë duke mundur 2-0 Sopotin e Librazhdit për të hedhur një hap goxha të mirë drejt ngjtjes te zona e pretendimëve. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Berisha në të 22′ me penallti ndërsa goli i sigurisë erdhi nga Blerim Kotobelli i cili shënoi në minutën e 72′-të me një goditje fituese nga afër kuadratit. Ndërkohë Bylis ka mundur me mjaft vështirësi Kukësin në “Adush Muça” me shifrat 1-0 dhe ka marrë përkohësisht kreun e renditjes. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi në të 86′ Lleshi. Nesër katër sfidat e tjera të javës së 5-të./Sportiim.al/ Post navigation