Flamurtari fiton Kupën e Federatës për femra, vlonjatet mposhtin Partizanin në finale

Flamurtari fiton Kupën e Federatës për femra, vlonjatet mposhtin Partizanin në finale

27 Shtator 2026 19:51 Telesport Flamurtari është shpallur të dielën në mbrëmje fitues i Kupës së Federatës në basketboll për femra. Kampionet vlonjate mundën thellë 109-75 Partizanin në finalen e luajtur në “Asllan Rusi”. Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga Flamurtari, që pati epërsi në fushë. Nga Partizani, që ka një sezon shumë impanjtiv përpara në arenën ndërkombëtare, pritej më shumë në parket. Gjithsesi, u duk se vlonjatet kishin një marsh më shumë në parket, ndërsa ‘të kuqë’ janë ende në kolaudim. Për pasojë, fitorja e skuadrës së Flamurtarit ishte e merituar, që e nisin mbarë sezonin e ri. Kupa e Federatës-Femra (gjysmëfinale) Flamurtari – Studenti, 65-35 Tirana – Partizani, 93-97 Finale Flamurtari – Partizani, 109-75