Flamur i kuq!!! Aksident për Leclerc në Monza, makina përfundon në barriera e shkatërruar
6 Shtator 2026 15:21 Telesport Gara e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1, që po zhvillohet në pistën e Monza, është ndalur pas vetëm 3 xhirosh. Në fund të xhiros së dytë, makina e pilotit monegask Charles Leclerc ka përfunduar jashtë piste. Në kthesën e fundit, në të famshem “parabolica”, makina Ferrari e monegaskut përfundoi në barrierat mbrojtëse pas një impakti të fortë. Makina “kokëkuqe” thuajse është shkatërruar pas përplasjes me mbi 250km/orë. Për fat, asnjë problem për pilotin, që ka dalë vetë nga makina e tij, por ka qëndruar disa minuta në zonën jashtë pistës. Ai u transportua me makinën e mjekëve në qendrën shëndetësore për analiza të mëtejshme. Organizatorët e garës e ndalën menjëherë atë, pasi duhet sistemuar barriera mbrojtëse, e...
Burimi:
telesport.al