“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

Analisti Martin leka thotë se opozita ndodhet në krizë, teksa ende nuk ka asnjë kandidat për zgjedhjet vendore në Tiranë. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se PS ka disa emra që përfliten, të cilat janë të pranueshme për socialistët. Sipas Lekës, Ervin Demo është kandidat mjaft i përshtatshëm për garën në kryeqytet. “Fakti që Edi Rama nuk ka një emër për Tiranën, por ka hedhur në treg 3 emra, të rëndësishëm, emra politikë, të sprovuar në pushtetin lokal. Janë 3 emra, ku gjithësecili për një opinion të socialistëve, është i pranueshëm. Tregon se e ka marrë seriozisht Bashkinë e Tiranës. Opozita kryesore, që përbëhet nga Sali Berisha dhe partia e vet, është në një dilemë. Është në kompleksin e madh...