Flamingo Mirror platforma e re për dokumentet dhe dosjet me interes publik
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale prezantimin e “Pasqyra e Flamingos” (Flamingo Mirror), një platformë në shqip dhe anglisht që u jep qytetarëve, ekspertëve të ndryshëm dhe medias qasje në dokumentet zyrtare dhe materialet e dosjeve me interes të veçantë publik. Sipas postimit të Gonxhjas, platforma nis me dosjen e Sazanit dhe Zvërnecit, ndërsa në vijim do të publikohen dosjet e KAYO-s dhe Milot–Balldrenit. Për çdo dosje, një rubrikë pyetje–përgjigje do të sjellë përgjigjet zyrtare ndaj pyetjeve të identifikuara në kohë reale në diskutimin publik, edhe përmes inteligjencës artificiale. “Flamingo Mirror” është pjesë e “Pasqyra Albania”, e cila do të mundësojë edhe ndjekjen në kohë reale të projekteve dhe veprave publike të financuara...
Burimi:
kultplus.com