Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Në Gjirokastër, mbrëmjen e sotme zjarri rrezikoi të shkrumbonte një fermë me lopë. Sipas MZSH-së, fillimisht morën njoftim se një vatër zjarri ishte shfaqur pranë stallave të lopëve, në fshatin Valare.Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vend u konstatua se, në anë të rrugës pranë stallave, po digjeshin barishte dhe shkurre. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u izolua dhe u shua në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe pa shkaktuar dëme të tjera materiale.