Flakët pranë banesave në Nartë/ Era e fortë përhap zjarrin në zonën e Jallisë
foto nga vendi i zjarrit VLORË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Jallisë së Nartës në periferi të fshatit pranë fushës së futbollit. Flakët kanë përfshirë kryesisht shkurret e zonës dhe situata po monitorohet për shkak të afërsisë me banesat dhe objektet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës të cialt kanë nisur ndërhyrjen për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për ta vënë nën kontroll. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë. Për këtë arsye forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrës, me qëllim që zjarri të mos përparojë drejt zonave të banuara./ZËRI
Burimi:
zeri.ai