Flakët përfshijnë zonën e Syrit të Kaltër, digjen katër kioska tregtare

Flakët përfshijnë zonën e Syrit të Kaltër, digjen katër kioska tregtare

Si pasojë e flakëve, në hyrje të parkut natyror janë shkrumbuar katër kioska private tregtare. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën tre mjete zjarrfikëse, dy automjete policie dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Pas rreth dy orësh përpjekjesh, forcat zjarrfikëse arritën të vinin flakët nën kontroll, duke e shuar plotësisht zjarrin rreth orës 02:00. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik.