Flakët përfshijnë Topojën e Fierit, zjarri përhapur në zonën me bimësi

Flakët përfshijnë Topojën e Fierit, zjarri përhapur në zonën me bimësi

FOTO NAG VENDI I ZJARRIT FIER- Një vatër zjarri është aktivizuar në Topojë të Fierit, duke përfshirë një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre. Flakët janë përhapur në zonën me bimësi, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për ngjarjen. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll. Deri në këto momente nuk ka të dhëna për shkakun që ka sjellë rënien e zjarrit. Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse flakët do të përhapen në sipërfaqe të tjera./ZËRI