Flakët përfshijnë Teatrin e Kukullave në Tiranë pas hedhjes së molotovëve
i vihet zjarri teatrit te kukullave TIRANË- Teatri i Kukullave në kryeqytet është përfshirë nga flakët, pasi një grup protestuesish kanë hedhur disa molotovë në drejtim të godinës. Si pasojë e zjarrit flakët kanë përfshirë pjesën e jashtme të teatrit, ndërsa incidenti shënon një tjetër përshkallëzim të situatës gjatë protestës në Tiranë. Ngjarja vjen në një moment kur tensionet janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit, ku janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai