Flakët përfshijnë sipërfaqe me mbetje të thata bujqësore në Topojë, rrezikohet një banesë

Flakët përfshijnë sipërfaqe me mbetje të thata bujqësore në Topojë, rrezikohet një banesë

Një sipërfaqe me mbetje të thata bujqësore është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Topojë, në Bashkinë Fier. Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë të pabanuar pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur neutralizimin në kohë të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit drejt banesës. Ndërkohë, situata ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.