Flakët përfshijnë Peshtanin e Vogël, nis evakuimi i banorëve
foto FIER- Fakët gjithashtu janë përhapur edhe në drejtim të fshatit Peshtan të Vogël të Fierit të cilat po avancojnë drejt zonës së banuar dhe po krijojnë rrezik të lartë për banesat. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për të frenuar flakët. Përveç rrezikut për shtëpitë, zjarri po shkakton dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj në kulmin e sezonit të prodhimit. Situata mbetet kritike, ndërsa ndërhyrja në terren vazhdon për të shmangur pasoja edhe më të mëdha./ZËRI
Burimi:
zeri.ai