Flakët nuk ndalen në Radostinë, flet banori i zonës: Ishte një helikopter, u dogjën lopët edhe banesat
foto FIER- Radostina e Fierit përjetoi një nga momentet më të vështira të ditës, pasi zjarri u përhap me shpejtësi drejt zonës së banuar, duke shkaktuar dëme në banesa dhe në bagëti. Edhe pse ndërhyrja e ekipeve në terren ka bërë të mundur frenimin e flakëve, banorët mbeten në alarm për orët e mbrëmjes. Njëri prej banorëve tha se mjetet e angazhuara nuk kanë qenë të mjaftueshme për përballimin e situatës. "Një helikopter ishte, duhej një ndërhyrje më e madhe," u shpreh ai, ndërsa theksoi se zjarri po lëvizte në drejtim të Levanit. Sipas dëshmive nga terreni, një pjesë e lagjes është prekur nga flakët, ndërsa dëmet nuk janë kufizuar vetëm te banesat. "U dogjën lopët, u dogjën shtëpitë," tha banori, duke shtuar se era...
Burimi:
zeri.ai