Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të mëdha, i nisur në fshatin Fermë Çlirim, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë drejt Radostinës dhe disa fshatrave përreth, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, bimësie, si dhe disa banesa e biznese. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë me urgjencë në terren. Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet konfirmuan se “shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga zonat e rrezikuara, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke marrë masa për shmangien e pasojave më të rënda”. “Për shkak të erës së favorshme për flakët, vatra e zjarrit është shtrirë në një perimetër të gjerë që përfshin fshatrat Fermë Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan...
Burimi:
javanews.al