Flakët i afrohen banesave në Durrës, dyshohet se zjarri nisi nga djegia e mbeturinave

Flakët i afrohen banesave në Durrës, dyshohet se zjarri nisi nga djegia e mbeturinave

  foto nga zjarri DURRËS- Një situatë alarmante është krijuar pasditen e kësaj të shtune në lagjen 13 të Durrësit, ku një zjarr i rënë në një sipërfaqe me bimësi është përhapur pranë zonave të banuara. Dyshimet paraprake janë se flakët kanë nisur pas djegies së mbeturinave nga një banor i zonës. Zjarri është shoqëruar me tym të dendur dhe për shkak të erës dhe afërsisë me banesat ka krijuar shqetësim te banorët. Për përballimin e situatës, në vendngjarje janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë ndërsa për furnizimin me ujë është dërguar edhe një autobot. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve kanë ndërhyrë edhe banorë të zonës. Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët janë izoluar dhe situata në afërsi të banesave është...