Flakë në zyrat e ”Dritare Tv”, gazetarja Xhunga: Po digjeshim

Flakë në zyrat e ”Dritare Tv”, gazetarja Xhunga: Po digjeshim

Një zjarr i rënë në ambientet e një kompleksi pallatesh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrat e medias online “Dritare TV”, veçanërisht në regjinë e transmetimit. Sipas rrëfimit të drejtueses së medias, gazetares Rudina Xhunga, zjarri dyshohet se nisi nga tubat e aspirimit të një restoranti dhe më pas u përhap drejt ambienteve të redaksisë. Flakët mbërritën në zyrat e medias pak pasi kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve. “Po digjeshim”, kujton Xhunga, duke përshkruar momentet e panikut dhe përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë, për të fikur automatet elektrikë dhe për të pritur ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Ajo shprehu mirënjohjen për zjarrfikësit, të cilët ndërhynë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll. Përveç dëmeve të shkaktuara nga flakët, situata u rëndua edhe...