Flakë gjigante dalin nga institucioni financiar ”Iute Credit”, pallati ngjitur në rrezik nga zjarri
Aktualitet Kryesore E Mërkurë, 14 Tetor 2026 15:28 Filiali i institucionit financiar ”Iute Credit” që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Durrësit” është shënjestruar sërish nga protestuesit. Sot biznesit të mikrokredive i është vendosur flaka e madhe. Ditën e djeshme, protestuesit e shkatërruan dhe i morën mobiliet për t’i djegur në rrugë. Një prej tyre shkatërroi edhe bankomatin, madje edhe po gërmonte në të. Sakaq nga zjarri po rrezikon edhe pallati që është ngjitur.
Burimi:
kohajone.com