Fjodor Dostojevski, shkrimtari që depërtoi në thellësitë e shpirtit njerëzor

Fjodor Dostojevski, shkrimtari që depërtoi në thellësitë e shpirtit njerëzor

Më 11 nëntor 1821 lindi në Moskë Fjodor Dostojevski, njëri prej romancierëve më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit XIX, veprat e të cilit vazhdojnë të ndikojnë në letërsinë dhe mendimin njerëzor. Jeta e shkrimtarit rus u shënua nga humbjet, vuajtjet dhe përvojat e rënda, të cilat më vonë u bënë pjesë e rëndësishme e botës së tij letrare. Kur ishte vetëm 15 vjeç, nëna e tij vdiq nga tuberkulozi, ndërsa dy vjet më vonë humbi edhe të atin, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Një nga episodet më dramatike të jetës së Dostojevskit ndodhi në vitin 1849, kur ai dhe anëtarët e rrethit politiko-letrar “Petrashevski” u arrestuan për shkak të veprimtarisë së tyre. Më 16 nëntor...