Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama sot: Pas një seance të mbyllur për çështje të brendshme krejtësisht, dua t’ju drejtohem duke adresuar të gjithë familjen socialiste dhe patjetër dhe të gjithë ata që na ndjekin, qofshin ata që na kanë mbështetur dhe votuar, qofshin ata që nuk na kanë votuar. Ka momente në jetën e një vendi kur politika duhet të ngrihet mbi valët e zhurmave të ditës dhe duhet të shohë përtej tymit të përplasjes së radhës. Ndërkohë që kush udhëheq, siç është rasti ynë, i Partisë Socialiste, duhet të kuptojë se ku ndodhet vendi pikërisht atëherë kur zhurma dhe tymi ngrihen më lart sesa zakonisht. Duhet të kuptojë se çfarë është e rëndësishme në ato që janë arritur, çfarë rrezikon të humbasë...