Fitorja historike e AfD, kancelari Merz përjashton dorëheqjen: Rusia po gëzohet, CDU u trondit në themel
Bota E Hënë, 7 Shtator 2026 15:35 Një ditë pas humbjes historike të CDU-së në zgjedhjet rajonale të Saksoni-Anhalt, kancelari gjerman Friedrich Merz doli para mediave për të komentuar rezultatin, duke përjashtuar dorëheqjen dhe duke garantuar se fitorja e AfD-së nuk do të ndryshojë politikën e Berlinit ndaj Ukrainës. “Dua të jem shumë i qartë: 2.500 kilometra në lindje të këtu ka njerëz që janë veçanërisht të kënaqur me këtë rezultat zgjedhor”, tha Merz, duke iu referuar Rusisë. “Dhe dua të jem po aq i qartë: Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Kërcënimi ndaj sigurisë sonë të brendshme është shumë konkret”, deklaroi kancelari. Merz pranoi se rezultati në Saksoni-Anhalt ishte një goditje e rëndë për CDU-në dhe tha se partia nuk e kishte parashikuar...
Burimi:
kohajone.com