Fitorja e demokratëve? 4 drejtimet e reja që mund të marrë diplomacia amerikane

Fitorja e demokratëve? 4 drejtimet e reja që mund të marrë diplomacia amerikane

Analistët e pavarur vlerësojnë se demokratët kanë mundësi të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit më 3 nëntor në SHBA. Një fitore e tillë do t’u jepte më shumë pushtet në Kongres dhe do të kufizonte ndikimin e administratës së Donald Trumpit. Demokratët kritikojnë republikanët se i kanë lejuar presidentit të marrë vendime për luftën dhe shpenzimet, kompetenca që Kushtetuta ia njeh Kongresit. Reuters ka renditur katër ndryshimet që mund të sjellë një Kongres i kontrolluar nga demokratët në politikën e jashtme të Trumpit. 1.Të frenojnë luftën me Iranin Trump nuk kërkoi miratimin e Kongresit përpara se të niste luftën me Iranin më 28 shkurt, ndërsa demokratët kanë votuar vazhdimisht për t’i dhënë fund luftimeve, nëse presidenti nuk merr...