Fitorja e AfD/ Merz: CDU është e tronditur nga themelet

Fitorja e AfD/ Merz: CDU është e tronditur nga themelet

Kancelari gjerman Friedrich Merz foli qartë gjatë takimit të sotëm të Komitetit Ekzekutiv Federal të CDU-së. Pas katastrofës në Saksoni-Anhalt, sipas gazetës Bild, Merz  shprehu tronditje për suksesin e AfD-së.  "Ne kemi një kushtetutë të fortë, kemi të gjitha mjetet për ta mbrojtur atë kundër një qeverie rajonale të ekstremit të djathtë, por sistemi ynë partiak po kalon trazira", deklaroi kreu i CDU-së. "Kjo e trondit partinë tonë nga themelet", shtoi ai.  Merz tha me autokritikë se CDU-ja nuk kishte arritur të "krijonte një lidhje emocionale me popullin". Partia i humbi zgjedhjet "në mënyrë dramatike", sipas Kancelarit, i cili bëri thirrje për unitet: "Mund të kemi sukses vetëm nëse flasim hapur për problemet brenda udhëheqjes"./ ANSA.