Fitore në minutat e fundit për Dinamon, blutë e Dajës festojnë 3 pikët e para në Superiore
Dinamoja ka marrë sot fitoren e parë në këtë edicion të “Abissnet Superiore”-s. Blutë kanë mposhtur Skenderbeun me rezultatin minimal 1-0. Ka mjaftuar goli i Ferrukut në minutën e 92-të për të vendosur fatin e këtij takimi. Dinamoja ka regjistruar kështu fitoren e parë sezonale në “Abissnet Superiore”. Ndeshja e radhës për “nëndetësen blu” do të jetë ajo kundër Elbasanit, e cila do të luhet më 6 shtator./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com