Fishtë, muzika dhe arti gjallërojnë mbrëmjet e fshatit turistik
Fshati Fishtë në Lezhë po pasuron ofertën e tij turistike me një nismë të re kulturore, që synon të sjellë artistët më pranë publikut dhe të krijojë një atmosferë të veçantë për banorët dhe vizitorët. “Hambar Teatri” është hapësira e re e takimit përmes muzikës, poezisë dhe rrëfimeve artistike, e krijuar falë angazhimit vullnetar të banorëve të zonës, të cilët synojnë t’i japin më shumë jetë fshatit edhe përmes aktiviteteve kulturore. Nisma u çel me performancat e artistëve Vlashent Sata dhe Antonio Fjerca, të cilët u bënë pjesë e mbrëmjes së parë, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, vizitorëve dhe turistëve që po kalojnë ditët e tyre në Fishtë. Për turistët, ky organizim përbën një mundësi për të përjetuar një tjetër dimension të qëndrimit në zonë,...
Burimi:
kultplus.com