Firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin, por mbahet sekret burgu ku do të vendoset

Firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin, por mbahet sekret burgu ku do të vendoset

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin për transferimin e Ergys Agasit nga burgu u Bradasheshit, ku ai ndodhet në paraburgim që pas arrestimit. Sipas raportimeve, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkuan në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit. Ndërkohë për arsye sigurie, mbahet sekret burgu se ku ai do të transferohet. Kujtojmë që një ditë më parë u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Arrestimi i Agasit Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht 2026 në zonën e Plepave, në hyrje të qytetit të Durrësit, pas disa muajsh në kërkim. Sipas SPAK ndaj Agasit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në...