“Financim deri në 90 mijë euro për bizneset inovative”- Ministrja Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në vitin 2027!

“Financim deri në 90 mijë euro për bizneset inovative”- Ministrja Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në vitin 2027!

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar hapjen në muajin dhjetor të thirrjes së re për startup-et për vitin 2027, me një fond prej 6 milionë eurosh. Përmes kësaj skeme financimi, synohet të mbështeten rreth 170 ide inovative. Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimaj bëri të ditur se të paktën 30% e financimeve do t’u dedikohen të rinjve që kanë një ide biznesi, por që ende nuk kanë krijuar një sipërmarrje. Gjatë aktiviteteve në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW 2026), ministrja zhvilloi një bashkëbisedim me studentët për rrugëtimin e sipërmarrësve dhe mundësitë e financimit. Sipas saj, financimi do të arrijë deri në 15 mijë euro për idetë e reja dhe deri në 90 mijë euro për bizneset që synojnë zgjerimin...