“Fillimisht burg, pastaj hetim”/ Avokati i Agasit sulmon praktikën e SPAK
Maksim Haxhia flet pas takimit me klientin e tij në Bllokun e Sigurisë. Avokati pretendon se Ergys Agasi nuk ka prekur financat publike dhe nuk ka marrë pjesë në tendera, ndërsa kërkon të njihet me dosjen hetimore. Avokati i Ergys Agasit, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat pas takimit me klientin e tij, i cili mbahet i izoluar në Bllokun e Sigurisë, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Haxhia tha se takimi i sotëm ishte i pari në kuadër të përgatitjes së mbrojtjes për seancën e ardhshme, ku pritet të verifikohen masa dhe kushtet e masës së sigurimit ndaj Agasit. Avokati kërkoi që mbrojtjes t’i vihet në dispozicion dosja hetimore, duke argumentuar se pa njohur provat nuk mund të ndërtojë pretendimet e...
Burimi:
ntv.al