Fieri po digjet/ Zjarri në Peshtan të Vogël djeg ullishtet dhe rrezikon banesat, evakuohen banorët

Fieri po digjet/ Zjarri në Peshtan të Vogël djeg ullishtet dhe rrezikon banesat, evakuohen banorët

Situata nga zjarret vazhdon të përshkallëzohet ndjeshëm, ku vatra më problematike aktualisht është zhvendosur drejt fshatit Peshtan i Vogël. Flakët po përparojnë me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt dhjetëra banesa dhe qindra rrënjë ullinj në kulmin e sezonit të prodhimit. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që u kanoset shtëpive, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e banorëve të zonës. Përhapja e shpejtë e vatrës po shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike për komunitetin lokal, pasi sipërfaqet e djegura ishin me pemë në prodhim të plotë. Të indinjuar nga humbjet e pësuara, banorët e evakuuar pohojnë se përhapja e flakëve mund të ishte parandaluar nëse do të kishit ndërhyrje më efikase në fazat e para. Sipas tyre, vonesat bënë që situata të dilte tërësisht nga kontrolli. Ata nënvizojnë se...