Fier/ Zjarr i madh në Kreshpan, flakët përhapen drejt ullishteve dhe vreshtave
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kreshpanit të Fierit, duke krijuar rrezik për sipërfaqe me bimësi, shkurre, ullishte e vreshta. Sipas banorëve të fshatit Kreshpan, flakët kanë nisur fillimisht në një zonë me pisha, ndërsa më pas janë përhapur në kodrën që lidh Kreshpanin me fshatin Vjosë. Në këtë zonë ndodhen ullishte, vreshta dhe pisha dhjetëra-vjeçare, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Lajmi është konfirmuar edhe nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Fier, i cili ndodhet në terren dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve. Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ndërkohë, terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjetet zjarrfikëse. Efektivët po përpiqen të lokalizojnë vatrat...
Burimi:
syri.net