Fier/ Me çanta në krahë dhe të përlotur, nis evakuimi i banorëve

Fier/ Me çanta në krahë dhe të përlotur, nis evakuimi i banorëve

Situata me zjarrin në fshatrat e Fierit vijon të jetë ende alarmante. Banorët që kanë marrë sendet personale me vete dhe po evakuohen. Disa prej tyre shfaqen të përlotur, ndërsa nuk pranojnë të largohen dhe të lënë shtëpitë mes flakëve. Në pamje shfaqet edhe një e moshuar, e cila ishte evakuuar pak orë më parë nga rreziku i zjarrit. E moshuara i drejtohet efektivëve të policisë për ta çuar sërish në banesën e saj, ndërsa policët mundohen ta bindin që ajo të kthehet pasi situata të jetë nën kontroll. gijotina.com/