Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era favorizon flakët

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era favorizon flakët

Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Shërbimet zjarrfikëse të Fierit janë në terren dhe po vijojnë betejën me flakët, me qëllim izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për rrezik në zonat e banuara. /vizionplus.tv